Milanit i ikën fitorja nga duart, njësoj si Interit dje.
Ka qënë një gol i Abraham në shtesa duke barazuar shifrat 2-2, një barazim që djeg shumë për kuqezinjtë për sa i përket luftës për titull.
Sa i përket golave, pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 teksa Kalulu 30′ kaloi në epërsi skuadrën e Piolit.
Në të dytën, Pobega 78′ realizoi golin e qetësisë, ndërsa Ibanez 87′ gjeti rrjetën për Romën.
Në ndeshjen e radhës Milani luan në transfertë ndaj Lecce.
Kuqezinjtë mbajnë vendin e 3 me 37 pikë, 7 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli. /G.D abcnews.al/
2-2
2-
2-1
2-0
1-0