Miku i ngushtë rrëfen gjendjen shëndetësore të sportistit që pësoi vdekje klinike, Hajdari: Edhe një familjar imi me COVID-19

schedule14:43 - 24 Mars, 2020

schedule 14:43 - 24 Mars, 2020

Ministria e Shëndetësisë e cilësoi sportin e njohur 61 vjeçar, Skënder Kurti si viktimën e pestë të koronavirusit në Shqipëri. Por fatmirësisht, Kurti nuk u dorëzua në betejën e tij me COVID-19 dhe u rikthye sërish në jetë, duke u raportuar nga autoritetet vetëm si një vdekje klinike.

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari në pozitat e mikut të afërt rrëfen për “ABC News” për gjendjen e sportistit të njohur.

“Gjendja Skënderit tashmë është e rëndë, por e stabilizuar. Në telefon kam biseduar me profesor Piperon. Ka bërë një vdekje klinike. Të shpresojmë që Skënderi do ta kalojë këtë moment”, u shpreh ai.

Duke kujtuar se Skënder Kurti është marrë gjithë jetën me sport, Hajdari kërkon që askush të mos neglizhojë higjenën dhe kujdesin.

“Skënderi është shumë i fortë, nuk ka konsumuar alkol, nuk ka pirë cigare. Është marrë me sport gjithë kohën. Kjo tregon që ky virus nuk pyet për moshë. Pavarësisht se po kuptohet se moshat e vjetra janë më të prekura, kjo nuk përjashton edhe moshat e reja”, tha Hajdari.

Në rrëfimin e tij, Hajdari flet edhe për një person të afërt në familjen e tij të konfirmuar me Covid-19.

“Edhe unë si çdonjeri tjetër bashkë me familjen time jemi në karantinë. Një pjesëtar i afërt i prekur nga COVID-19, e ka kaluar dh është mirë”, u shpreh ai.

Kur jemi futur në javën vendimtare, në pozitat e kryeinspektorit Hajdari apelon për një kujdes të shtuar të të gjithë inspektorëve që janë në terren.

“I bëj thirrje të gjithë inspektorëve, punonjësve të policisë, ushtrisë dhe mjekëve të jenë shumë të kujdesshëm edhe më masat që duhet të marrin ato vetë”, tha ndër të tjera Hajdari.

Numri i të prekurve me COVID-19 është në rritje të vazhdueshme, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët bëjnë thirrje të vazhdueshme për distancim social dhe dalje të kufizuara për qytetarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!