Mikro-tatuazhet: Trendi më i ri me plot elegancë dhe detaje

schedule16:38 - 22 Qershor, 2021

schedule 16:38 - 22 Qershor, 2021

Për tre vitet e fundit tendenca në tatuazhe është dizenjimi mikro. Këto janë tatuazhe jashtëzakonisht të vogla, diskrete dhe delikate, madhësia e të cilave shpesh nuk kalon vetëm një centimetër.

Pinterest është plot me ide për pikërisht këto lloj tatuazhesh që kanë fituar terren të madh në trupat e një klase personash të famshëm në të gjithë botën, nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit deri te divat e pop dhe rnb, duke numëruar vazhdimisht shumë dizajne të tilla të vogla mbi to.

Rihanna, Miley Cyrus, Lana Del Ray, Cara Delevigne dhe Christina Aguilera janë vetëm disa nga vajzat e famshme që ndjekin trendin e ri dhe kanë një ose më shumë mikro tatuazhe. Sigurisht, trendi është adoptuar edhe nga djemtë siç është Zac Efron./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!