Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate”, piktori Mikel Temo zbuloi arsyen pse zgjodhi të përfaqësohej në ekspozitën “Udha” me portretin e kryeministrit Edi Rama.
Sakaq, ai tregoi dhe pse e titulloi portretin me titullin “Jemi në luftë”.
Sipas Temos, gjithçka lidhet me periudhën e vështirë të Covid-19 dhe karantinimin.
“Ky portret është një portret që është në një periudhë të caktuar kohore. Kjo periudha e Covidit që kaluam, është permendur aq shumë, sa që e ka humbur kuptimin e vërtetë të asaj periudhe që u mbyllëm të gjithë për shumë muaj brenda. Edhe gjatë asaj periudhe kam bërë një sër portretesh, duke filluar nga vetëvetja, si pjesë e kësaj situate. Edhe ky portret është një vazhdimësi e saj. Ky portret është një nga portretet e pasigurta të kohës ku jetojmë. ‘Jemi në luftë’, ishte titulli, një shprehje që Rama e ka përdorur gjatë periudhës së Covidit dhe unë e mora për të identifikuar momentin e asaj periudhe, e asaj drame, njëkohësisht dhe lufte, jo me armë, me topa, po një luftë me një armik të padukshëm, siç u shpreh në atë kohë”, u shpreh ai./abcnews.al