“MIK festival” çel siparin/ Në natën e parë këndoi artistja greke, Kaliopi Vetta

schedule13:06 - 29 Korrik, 2023

schedule 13:06 - 29 Korrik, 2023

MIK Festival çeli siparin mbrëmjen e së premtes per te 6 vit radhazi. ky edicion filloi me një homazh për artisten lirike korçare Jorgjie Filçe (Truja) ,duke ngjitur në skenën e teatrit “Çajupi” sopranon e skenave botërore Ramona Tullumani.

Kujtesa ndaj figurave që i kanë dhënë aq shumë artit mbetet një prej synimeve të MIK Festival,i cili është kthyer tashmë në histori suksesi,që ka zbritur muzikën klasike nga skenat në sheshe,për të krijuar një hapësirë të pakufishme artistike.

Për sopranon Ramona Tullumani ishte sfidues një koncert i tillē,ku u bashkua rrëfimi me këngën,të cilat së bashku përcollën emocionet e muzikës operistike shqiptare, e cila trashëgohet si pasuri e padiskutueshme brez pas brezi.

Nata e parë e Mik Festival vijoi në Pazarin e Vjetër me koncertin e  këngëtares greke Kaliopi Vetta,pêr të kujtuar një nga emrat më të spikatur të muzikës greke, kompozotorin Mikis Teodorakis.

Grupi i muzikes greke ka pasur ne repertorin e vet edhe shume kenge te njohura qe kendohen ne evente te ndryshme qytetare dhe familjare ne te dyja vendet.

I konceptuar si aktivitetet që veç muzikës promovon edhe tashëgiminë historike dhe kulturore të juglindjes, MIK Festival ka ndërthurur në këtë edicion muzikën shqiptare,greke,rumune dhe italiane me atraksionet e zonave të Mborjes dhe Drenovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!