Mihajlovic: Mund ta mposhtim sërish Interin. Lukaku? Ndalet vetëm në ring boksi

schedule21:13 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 21:13 - 4 Dhjetor, 2020

Ditën e nesërme Interi pret Bolognan në shtëpi, por mesa duket miqtë do të provojnë të dalin me pikë nga Milano. Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic, beson tek fitorja kundër zikaltërve si dhe e pranon se nuk do ta ndryshojë skemën për këtë sfidë. Gjithashtu ai ndalet dhe tek Romelu Lukakun, të cilin shprehet se mund ta ndalojë vetëm në ndonjë ring boksi.

“Ne kemi fituar dy ndeshjet e fundit në “San Siro”? Thuhet se nuk ka dy pa tre. Do ta shikojmë nesër nëse është e vërtetë apo. Thjesht duhet të shënojmë një gol më shumë se ata. Provova një skemë të re në stërvitje për të kuptuar se kush flet me gazetarët. Nuk do ta ndryshoj skemën nesër, por dua ta gjej atë dhe kur ta bëj do ta var në mur”, deklaron serbi.

 

“Po luajmë ashtu siç kemi bërë më parë. Ndoshta jemi pak më me fat. Më parë pësonim një gol sa herë vinte një goditje në portën tonë. Lukaku? Si një futbollist unë nuk do të mund ta ndalojë kurrë atë. Ai është më i fortë, më i shpejtë dhe më i madh se unë. Ndoshta mund ta ndaloja brenda një ringu boksi, pasi në fushën e futbollit do të jepnin shumë faull drejt meje”, përfundon Mihajlovic. /abcnews.al