Dega në Prishtinë e Institutit gjerman Friedrisch Ebert Stiftung ka konfirmuar për mediat në Kosovë se kanë përfunduar hartimin e një drafti të statutit të Asoaciacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Zëdhënësi i FES në Prishtinë, Rene Schlee ka konfirmuar se gjatë kësaj jave do të vendosin se kur do të mbahet një organizim publik për prezantimin e draftit. “Ne kemi përfunduar hartimin e statutit” për Asociacionin, ka deklaruar Schlee.
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se marrëveshja për Asociacionin duhet të implementohet pa humbur kohë. Më parë në media është publikuar një draft/dokument për Asociacionin për të cilin thuhej se vinte nga zyra e FES në Beograd. Por kjo u hodh poshtë dhe u sqarua se FES në Prishtinë po punonte në hartimin e një drafti të ri për statutin e Asociacionit.
Për të folur mbi këtë çështje në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abc News, të gazetares Linda Karadaku, ishte Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat M<ftaraj.
Ai theksoi se draftin për Asosacinin duhet ta kishte bërë vetë qeveria e Kosovës, dhe se nuk dishte e nevojshme të hartohej nga një institut jo qeveritar.
Sipas tij qeveria e Kosovës duhet të kishte marrë parasysh të gjitha kërkesat për hartimin e draftit të Aosacionit, si dhe pritshmëritë e qytetarëve që nuk do të rrezikohej thmeli demokratik i shtetit të Kosovës.
I pyetur nga gazetarja Karadaku se përse nuk e ka bërë një gjë të tillë qeveria e Kosovës, Mifraraj tha se ky është një premtim i bërë nga kryeministri Kurti gjatë fushatës elektorale, ku deklaroi se nuk do të vazhdojë me Aosacionin.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Më në fund Fridrih Ebert e ka konfirmuar zyrtarisht që ka përfunduar draftimi i Asosacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk janë dhënë detaje se çfarë do të përmbajë. Mendon se janë marrë parasysh të gjitha çështjet?
Miftaraj: Ne e kemi thënë vazhdimisht që kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë do të duhet t’i merrte me më shumë konsideratë, Kosova duhet t’i merrte me shumë vëmendje kërkesat e ndërkombëtarëve. Eskonbar ka thënë që Kosova duhet të ketë vullnet për të miratuar Asociacionin, pa qenë nevoja të bëhet nga një organizatë jo qeveritare. Këtë duhet ta kishte bërë qeveria e Kosovës, që të përfshinte aktmarrëveshjen e 2015-s, por edhe kërkesat e qytetarëve të Kosovës që ky Asosacion nuk do të duhet të interferonte në themelin demokratik të shtetit të Kosovës.
Karadaku: Pse se bën Kosova?
Miftaraj: Kurti ka thënë vazhdimisht se ai nuk do të marrë vendim për Asosacionin. Në zgjedhjet e vitit 2021 ai e bëri si premtim elektoral se VV nuk do të vazhdojë me Asosacionin. Sipas VV kjo e cënon rendin Kushtetues të Kosovës dhe do të pengonte funksionimin e shteti të Kosovës. Duke qenë se Asosacioni është pjesë e planit franko-gjerman, do të thotë që do të flitet në marrëveshjen finale.
/Abcnews.al/