Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Michel: Sulmi në spitalin e Gazës shkel ligjin ndërkombëtar

schedule22:15 - 17 Tetor, 2023

schedule 22:15 - 17 Tetor, 2023

“Bastisja izraelite që goditi një kompleks spitalor në Gaza, duke shkaktuar qindra vdekje “nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”. Këtë e tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për shtyp në fund të samitit të jashtëzakonshëm të 27 për luftën në Lindjen e Mesme.

Kur u pyet për të njëjtën temë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen refuzoi çdo koment në pritje të “konfirmimit”. Në fillim u raportua se mund të ketë deri në 500 viktima në spital, por në përditësimin e fundit, ministria e Shëndetësisë thotë se numri i njerëzve të vrarë mund të rritet në 800./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!