“Mezi e presim titullin”, Kapiteni i Vllaznisë për ABC News: 24 vite pritje janë shumë, shpresojmë t’ia dalim!

schedule13:43 - 25 Janar, 2025

schedule 13:43 - 25 Janar, 2025

Ngjan sikur të jetë një Mesia. Bekim Balaj është një nga emrat e mëdhenj të futbollit shkodran, dhe kthimi i tij në ekip duket se po sjell më në fund titullin për Vllazninë.

Ish-ylli i kombëtares është momentalisht Këpuca e Artë e Superligës, dhe komenton këtë fakt për ABC News.

“Ndihem mirë, shpresoj të vijoj me golat, por gjithashtu të rëndësishme janë performancat me skuadrën. Në ndeshje bëj më të mirë, sigurisht kur shënoj është edhe më mirë pasi e ndihmojmë skuadrën, është puna e sulmuesit. Realisht ndihem mirë edhe po mundohem të bëj më të mirën gjithmonë”

Si janë shanset për titullin, ndërsa rivaliteti duket i madh.

“Është herët, kemi bërë një punë të mirë deri tani, ndajmë kreun e renditjes me skuadra të tjera. Java që vjen bëhet më interesante pasi përplasen 4 skuadrat e para, mendoj që deri në fund do jetë luftë, luftë për vendet e para duke ditur edhe formulës, që favorizohen vendi parë ose i dytë”

Duket se Dinamo është rivali më i vështirë, pasi e ka mundur dy herë Vllazninë.

“Bëmë mirë, ishim duke fituar, kartoni I kuq ndryshoi pak balancat dhe nuk ishte e lehtë, pësuam një gol në sekondat e fundit në Elbasan. Ndeshja në Shkodër prap pati një tablo tjetër, realisht që Dinamo është aty me meritë, ka bërë mirë. Me ardhjen e Ilir Dajës, skuadra ka marrë një fytyrë tjetër, por s’do të ndaja vec Dinamon. Egnatia, Partizani janë rivalë të rëndësishëm, edhe ato kanë pretendimet e tyre. Kështu që lufta do jetë mes këtyre 4 ekipeve.”

Vllaznia ka 24 vjet që pret për titullin.

“24 vite janë shumë për Shkodrën, për vetë atë që i ka dhënë futbollit. Sigurisht dëshira është e madhe, si shkodran të jetë viti jonë, por duhet shumë punë deri në fund, kështuqë e rëndësishme për ne është t’i marrim ndeshjet një nga një, dhe të afrohemi me objektivin që kemi”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!