“Mezhgorani”, dalin sot para gjykatës Henri Çili dhe të arrestuarit e tjerë

schedule12:39 - 1 Mars, 2020

schedule 12:39 - 1 Mars, 2020

Këtë të dielë në gjykatën e Përmetit do të zhvillohet seanca gjyqësore për të për masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Mezhgorani“, nga i cili ra në prangat e Policisë,  botuesi Henri Çili dhe 35 persona të tjerë.

Gazetari i abcnews.al, Orgest Sako raporton se pak para nisjes së seancës, prokurori Asllan Barjami ka kërkuar shkarkimin e gjykatëses Yrvete Shkreli dhe seanca do të drejtohet nga gjykatësi Dritan Hasani, i cili do të jetë edhe gjykatësi i masës se sigurisë. Ndër të tjera gazetari i abcnews.al ka theksuar se Henri Çili nuk ka pranuar asnjë nga akuzat që prokuroria ka paraqitur, ai ka theksuar akuzat ndaj tij janë politike.

Ndërkohë  një ditë më parë avokati i Henri Çilit, Andi Duraj, deklaroi se klinetit të tij po i bëjnë padrejtësi dhe se Prokuroria e Përmetit është nxituar pasi nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit.

Çili, është arrestuar gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes, bashkë me të janë ndaluar edhe avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 32 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!