Metrofest “shpluhros” 5 vepra të dramës shqiptare të panjohura për publikun

schedule18:28 - 4 Nëntor, 2021

schedule 18:28 - 4 Nëntor, 2021

Nga Leontina Nikaj

Anton Pashku, Josip Rela, Dhori Kote, Lekë Tasi e Luarasi me autor anonim, këto janë 5 autorët  që do të “shpluhrosen” në edicionin e pestë  “Metrofest 5”.  Koordinatorja e festivalit dhe hulumtuesja e veprave të ndaluara Klea Rondo thotë se janë përzgjedhur komedi të ndryshme që i përkasin fillimit të viteve 1900.

E veçanta e këtyre pjesëve të përzgjedhur të zhanrit komedi qëndron tek thumbimi i sistemit  dhe fenomeneve sociale që datojnë që  në fillim vitet 1900.

Ky festival ka si objektiv, njohjen e hulumtimin e dramaturgjisë shqipe si dhe fazat në të cilat është zhvilluar ajo thekson Rondo

Për të pestin vit me radhë, Teatri Metropol organizon Festivalin e dedikuar veprës shqiptare të arkivës. Në këtë edicion janë përzgjedhur komedi të ndryshme që i përkasin fillimit të viteve 1900. “Gof” një vepër e shkruar nga Anton Pashku në vitin 1976, “Luloja” një komedi zbavitëse me dy akte nga Dhori Kote ,e shkruar ne vitin 1922, “Roli i Luleborës” vepër e botuar në shtypshkronjën “Luarasi” në vitin 1932, “Duan të fluturojnë” një monolog skenik i shkruar nga Lekë Tasi  si dhe “Sot 8 dite” veper e shkruar nga Josip Rela në vitin 1932.

Ky festival ka si objektiv, njohjen e hulumtimin e dramaturgjisë shqipe si dhe fazat në të cilat është zhvilluar ajo thekson Rondo

Ky edicion i pestë do të realizojë dy premiera të reja veprash të plota nga arkivi, një monodramë dhe një skicë dramatike

Gjatë këtyre pesë vite janë lexuar rreth 70 vepra shqiptare dhe janë vënë në skenë 20 prej tyre, të shkruara nga autorët Martin Camaj, Ernest Koliqi, Shpëtim Gina, Kristo Floqi, Lazër Lumezi, Halil Laze, Milo Duci, At Zef Pllumi, Lumo Skëndo,

“Kapterr Behari” është premiera që çel metrofestin , i cili do të  vazhdoi deri me 9 dhjetor. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!