Meteorologu Hakil Osmani në “ABC e mëngjesit” ka bërë parashkimin e motit për javën e parë të muajit maj.
Moti në vendin tonë gjatë kësaj jave pritet të ketë një rritje graduale të temperaturave.
“Do të kemi një rritje graduale të vlera termike. Edhe në zona malore pritet të shënohen vlera deri në 24 gradë celsius. E mërkura pritet të sjellë prezencë më të dukshme shirave, por vlerat termike do të kenë rritje graduale nga dita sotme deri në fundjave. Parametri i erës nuk do të jetë shumë problematik, por në intervale të shkurtra kohore do të jetë deri 45-50km/orë”, tha Osmani. /abcnews.al