Luhatjet e shpeshta të motit nuk janë më surprizë për vendin tonë. Kjo javë parashikon “Meteoalb” do të na rezervojë reshje shiu në pjesën e parë të saj, ndërsa gjatë fundjavës temperatura deri në 36 grade celcius.
Reshjet e shiut në vendin tonë nuk do të mungojnë as këtë javë. Por sipas shërbimit “Meteoalb” ato do të na shoqërojnë vetëm pjesën e parë të saj e kryesisht gjatë orëve të pasdites.
“Kryesisht në veri dhe zonat lindore. Me pak te rrezikuara janë qytetet e zonës së ulët si Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati, ndërsa bregdeti mbetet kryesisht me kthjellime, më të theksuara do të jenë në bregdetin Jugor.”
Ndërkohë termometri do të qendrojë në të njëjtat vlera, deri mesditën e të mërkurës. Rritje temperaturash parashikohet gjatë fundjavës, por maksimumi nuk do t’i kalojë 36 gradë celcius.
“Pasi maksimumet termike nuk e kapërcejnë vlerën 33°C ndërsa dita e enjte dhe fundjava, sjellin sërisht rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 35°C. “
Korriku i këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tipike të muajit ku ndryshe nga vitet e shkuara nuk priten periudha tepër të nxehta disa ditore.
Ndërkohë sipas vlerësimeve paraprake të shërbimit “Meteoalb” vranësirat dhe reshjet e përkohshme kryesisht në zonat malore do të jenë të pranishme deri në fund të muajit. /abcnews.al