Metani: Ka nisur procesi hetimor për disa gjyqtarë dhe prokurorë

schedule17:25 - 29 Maj, 2020

schedule 17:25 - 29 Maj, 2020

Artur Metani, Inspektor i Lartë i Drejtësisë në studion e “ABC News” ka folur për sfidën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ai u shpreh se puna e Inspektorit të Lartë fillon me verifikim e një ankesë, të paraqitur qoftë nga institucionet apo edhe nga vetë individët.

Metani tha për gazetarin Endri Xhafo se hetimi i personave të cilët ndërkohë kanë qenë kolegë është një sfidë e re. Edhe pse shtoi se inspektimi ka ekzistuar më parë, por që tashmë janë mbledhur në një institucion të pavarur.

Gjithashtu ai bëri me dije se ka nisur procesi hetimor për disa gjyqtarë dhe prokurorë, por që theksoi se nuk mund t’i bëj dot publike.

Sa çështje keni gjetur?

Metani: Besoj që janë 1600 ankesa në total të trashëguara.

Më tej ai theksoi se deri tani përfshirë edhe pandeminë mund të jenë bërë rreth 500 ankesa, ndërsa shtoi se vlerësimi i verifikimit arrin deri në 10 muaj.

“Sfida e institucionit të ri është të ngrihen themele të forta të institucionit të drejtësisë. varet te inspektimi ka ekzistaurt , por ka lëvizjet vinin nëpërmjet Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sistemi i drejtësisë nuk përfshin vetëm gjyqtarët dhe Prokurorët. Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të hetojë prokurorët dhe gjyqtarët, shkeljet që janë bërë. Kjo është një gjë që i shërben institucioneve dhe shoqërisë”, u shpreh ai.

Metani sqaroi se Inspektorati i Lartë i drejtësisë kalon në tre faza të rëndësishme, së pari fillon me verifikimin, hetimin dhe më pas procedimin e hetimit.

Si realizohet një hetim?

Metani: Pasi merret kërkesa verifikohen gjeneralitetet. Më pas kërkojmë informacion dhe gjykojmë që ka vend për hetim atëherë fillon procesi i hetimit disiplinor. Pas përfundimit të procesit të hetimit që është rreth 6-9 muaj, ILD mund t’i drejtohet këshillave përkatës për nisjen e procedimit disiplinor.

Kur mund të kemi një rezultat konkret të këtij studimi?

Metani: Është e rëndësishme që nga data 1 shkurt ne kemi punuar dhe po përpiqemi të ngremë institucionin e ri. E rëndësishme është që inspektimi është të ngrihet në nivele për të përmirësuar veprimtarinë.

Ne kemi përfunduar strategjinë që duhet ta miratojmë pasi të vijnë inspektorët e tjerë në detyrë.

Më tej Metani u shpreh: Kemi ezauruar mjaft ankesa. Kemi filluar procesin hetimor për disa gjyqtarë dhe prokurorë që nuk mund t’i bëj dot publike. Pra ezaurimi i ankesave dhe i kërkesave ka filluar dhe i kemi kthyer përgjigje shumë qytetar si për arkivimin e çështje edhe për nisjen e verifikim.

Sakaq ai u shpreh se pranë Këshillit të Lartë nuk është paraqitur asnjë aplikim nga ana e gjyqtarëve, ndërsa shtoi se kjo është një mundësi e mirë që ata të japin kontributet e tyre.

Sa kohë do t’ju marrë ngritja e Institucionit?

Metani: Po mundohem paralelisht me disa drejtime. Besoj që gjërat do mbarojnë shumë shpejt, rëndësi ka që të vendosen themele të forta.

Mund të rrini në një vend me ata që teorikisht do të duhet t’i inspektoni?

Metani: Do të zhvendosen në godinën që quhet Poli i Drejtësisë.

Ndër të tjera Metani u shpreh se zbatimi i Reformës në Drejtësi ka nevojë për kohën e mjaftueshme për të provuar veten./abcnews.al