“Metamorfoza”, SPAK jep pretencën/ Kërkon 13 vite burg për ish shefin e krimeve Dedan Gjoni

schedule12:15 - 24 Qershor, 2025

schedule 12:15 - 24 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën duke kërkuar dënimin me 69 vite burg në total për 6 të arrestuar për dosjen Metamorfoza mes të cilëve edhe ish-shefi I krimeve Dedan Gjoni. Ata akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikimin e sasive të ndsryshme të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt atyre të Bashkimit Europian.

Mes të pandehurve janë edhe Ismail Zeneli, Bujar Gërmizi, Adrian Cenaj, Besmir Murtati dhe Albert Prenga. Në total, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 69 vite burg për të gjashtë të pandehurit. Në rast se gjenden fajtorë nga gjykata , të akuzuarit do të përfitojnë ulje me një të tretën e dënimit.

Sipas prokurorisë, ka dyshime se Ismail Zeneli ka kërkuar informacion mbi vendndodhjen e vëllezërve Albert Nela dhe Edmond Nela, me qellim ekzekutimin e tyre në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllai të tij në Angli në vitin 2013.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni që I jepte informacion Zenelit mbi lëvizjte e vëllezërve Nela, por fatmirëisht atentati nuk u realizua. Në të njëjtnë kohë, nga zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin SKY ka rezultuar se keta persona janë përgjegjes për trafikimin e lëndëve narkotike në 4 episode, nga vendet e amerikës latinë në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!