Meta: Viktimat e skllavërisë moderne nuk meritojnë të trajtohen si shifra

schedule09:48 - 2 Dhjetor, 2018

schedule 09:48 - 2 Dhjetor, 2018

Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, Presidenti Ilir Meta apelon për të mbështetur viktimat e skllavërisë moderne dhe të mos trajtohen si shifra nëpër raporte. Në një postim në facebook Kreu i shtetit shqiptar thotë se kjo është një plagë që shkatërron familjen e shoqërinë dhe ndihmon krimin e organizuar.

“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”. /abcnews.al