Meta udhëheq stinën e protestave, deputetët e PD-së e mbështesin

schedule16:34 - 8 Shtator, 2022

schedule 16:34 - 8 Shtator, 2022

Ilir Meta vendosi që të udhëheq i pari stinën e protestave të paralajmëruara nga opozita këtë vjeshtë. Ndryshe nga protestat e thirrura përpara kryeministrisë, Meta njoftoi se protesta e kësaj të marte do të mbahet përpara inceneratorit të Tiranës. Por a do t’i përgjigjen deputetët opozitar ftesës së Metës për protestë?

“Në çdo ditë çdo shqiptar duhet të ndihet në protestë”, tha Noka.

“Ka arritur një pikë ku ne nuk duket të gjykojmë më “kë”, por duhet të shkojmë drejt “çfarë.” Duhet protestuar se nuk ka zgjidhje tjetër”, tha Duma.

Por aleati i ri i PD nuk do të mbështetet nga të gjithë deputetët e opozitës.

“Skenë e krimit është kryeministria”, tha Bardhi.

Partia Demokratike ka deklaruar se do ta mbështes protestën e thirrur nga Meta, por nga ana tjetër janë duke punuar dhe organizuar strukturat për një protestë kombëtare./Abcnews.al/