Meta takon gjeneralin Clark gjatë vizitës në Kosovë: I lumtur që shohim më shumë NATO në Europë dhe në Ballkan

schedule19:25 - 23 Korrik, 2022

schedule 19:25 - 23 Korrik, 2022

Presidenti Ilir Meta është takuar me gjeneralin Wesley Clark gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Meta është shprehur i lumtur për praninë e shtuar të NATOS në Europë dhe rajon

“Shumë i gëzuar për takimin miqësor me mikun e veçantë të shqiptarëve, Gjeneralin Wesley Clark. Gjithmonē mirënjohës për kontributin e tij, si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s dhe Komandant i operacioneve të Forcave Aleate në Europë, që i dha fund gjenocidit etnik në Kosovë dhe në rajon. Të lumtur që shohim më shumë NATO në Europë dhe në Ballkan!”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!