Meta takoi delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Parlamentit të Kosovës

schedule15:50 - 22 Tetor, 2020

schedule 15:50 - 22 Tetor, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të enjte është takuar me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar rreth domosdoshmërisë së intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.

Meta ndër të tjera në këtë takim theksoi se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”,  theksoi Meta.

Kreu i Shtetit inkurajoi vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA, BE dhe partnerët strategjikë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.

Gjithashtu, Meta theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë./abcnews.al