Meta: Shpresoj në bashkëpunim për të garantuar çeljen e negociatave

schedule11:54 - 7 Shtator, 2018

schedule 11:54 - 7 Shtator, 2018

Presidenti Ilir Meta nuk bën asnjë koment për nismën e paraqitur nga PD në Kuvend për Vetting në radhët e politikanëve.

“Do të doja ti uroja Kuvendit punë të mbarë, me qenë se sapo ka riçelur punimet edhe të thkesoja rëndësinë e një bashkëpunimi sa më të përgjegjshëm, sidomos për sa i takon të gjitha atyre detyrimeve e angazhimeve që Shqipëria ka edhe në kuadër te procesit të integrimit europian.”

I pyetur nga gazetarët, kreu i shtetit u përgjigj edhe për rikthimin në Kuvend të ligjit për teatrin, duke thënë se parlamenti është sovran për të vendosur mbi dekretin e tij.

“Kuvendi është sovran për të vendosur në bazë të procedurave, përgjegjësive të veta dhe unë nuk kam asnjë koment për këtë çështje”.

Presidenti i Republikës i bëri deklaratat pas një vizite në repartin e zjarfikësve në Tiranë në kuadër të nismës për dhurimin e gjakut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!