Meta nis opozitën konstruktive/ Tryezë për pushtetin vendor, kërkon edhe propozime

schedule15:48 - 1 Mars, 2024

schedule 15:48 - 1 Mars, 2024

“Do të ketë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të rrëzojnë shqiptarët. Presidenti i Republikës nuk ka për të heshtur dhe I bën thirrje të gjithë popullit shqiptar të bëhet gati për të mbrojtur lirinë e tij nga kushdo”. 

Kështu ishte Ilir Meta President, ndërsa në fushën e betejës së prillit të 2021 ishin hedhur partitë, Edi Rama për të vijuar pushtetin, ndërsa Lulzim Basha në tentativa për t’ia marrë.

Pas një protagonizmi të ashpër e aspak të zakontë, Ilir Meta edhe në krye të partisë në opozitë, vijoi të qëndrojë te kritika konstruktive ndaj qeverisë e kryeministrit Rama. Edhe këto javë ai ka zhvilluar disa tryeza, duke prekur shqetësime të qytetarëve, si arsimi, pensionet dhe këtë të premte pushtetin lokal.

“Pas rreth 10 vitesh nga fillimi i reformës, aspekte të rëndësishme mbeten akoma për t’u adresuar: si decentralizimi fiskal dhe administrativ, përmirësimi i cilësisë dhe shtrirjes së shërbimeve, përfshirja më e madhe e qytetarëve në organet vendore, si dhe bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndër-institucionale.”

Në këtë tryezë ku merrnin pjesë ekspertë urbanistë dhe këshilltarë të opozitës, kreu i PL-së, kërkoi dhe propozime konkrete në Parlament.

“Duhet të cojnë një projekt më të plotë për cështje. Të pushtetit vendor për cështje që kanë të bëjnë me decentralizimin, kompetencat, etj dhe me cështjen e pagave. E pamundur që të kesh një urbanist me 600 mijë lekë, katastrofë, pa sens. E pabeseushme që një kryetar bashkie të marrë 800 mijë lekë, se si mund të marr ai kaq dhe të shkojë kryetar bashkie.”

Duke u kërkuar këshilltarëve bashkiak më shumë vëmendje ndaj problemeve, Meta tha se PL-ja do të propozojë rishikim të ligjit për pushtetin vendor, me qëllim vendosjen e ligjit të referendumeve lokale, forcimin e autonomisë financiare së bashkive dhe rritjen e kompetencave për Këshillat e qarqeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!