Meta ngushëllon homologun grek

schedule18:08 - 16 Nëntor, 2017

schedule 18:08 - 16 Nëntor, 2017

Presidenti Meta i ka dërguar një letër homologut grek, ku shprehet i tronditur dhe i trishtuar nga lajmet për viktimat, të zhdukurit dhe dëmet e pallogaritshme që moti i keq dhe përmbytjet kanë krijuar në Athinë. “Me shpresën që mos të ketë viktima të tjera në zonat e përmbytura – shkruan Meta – më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e dëshpërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me qytetarët e prekur nga përmbytjet, me Ju dhe popullin mik grek”, thekson kreu i Shtetit, në mesazhin e tij dërguar Presidentit të Greqisë./abcnews.al