Meta nga protesta: “Liri a vdekje” për t’i treguar vendin këtij regjimi

schedule13:32 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 13:32 - 6 Dhjetor, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pranishëm në protestën e opozitës, e cila po zhvillohet në të njëjtën ditë kur po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor tha se sot është shumë e qartë se koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet t’i lërë fjalën veprimeve të organizuara.

Meta:  Të dashur motra dhe vëllezër, tiranas, shqiptarë kudo ku jeni. Nuk do doja të flisja gjatë, se pata fatin pak javë më parë ta bëjë këtë gjë para jush, por sot besoj se është shumë e qartë; koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara. Sot në ditën e samitit evropian Rama orkestroi një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren. “Liri a vdekje” për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz.

/Abcnews.al/