Meta në qeli/ Dosja e SPAK: Udhëtimet e Ilir Metës dhe Kastriot Ismailajt në Pragë, për CEZ-DIA

schedule13:54 - 22 Tetor, 2024

schedule 13:54 - 22 Tetor, 2024

Ndonëse janë mohuar prej palëve, në dosjen hetimore që ABC News disponon, Prokruroria e Posacme ka provuar me fakte, udhëtimet që Ilir Meta, asokohe ministër, ka kryer në Pragë me Kastriot Ismailajn.

Në dosje sillet në vëmendje shkresa e datës 18 nëntor 2010, që ambasada e Republikës së Shqipërisë në Pragë, i dërgonte Ministrisë së Industrisë dhe dhe Tregtisë në Ceki, ku e njoftonte mbi vizitën që ministri Ilir Meta do të zhvillonte në këtë shtet dhe takimi i planifikuar për më 29 nëntor 2010.

Sipas shkresës, thuhet në dosje, Ilir Meta në këtë vizitë do të shoqërohej nga ambasadori i kohës, Qazim Tepshi, Ilir Ciko, Majlind Lazimi dhe Kastriot Ismailaj, (si ndihmës i tij.)

Prokruroria e Posacme thotë sakaq, se ka arritur në përfundimin se gjatë takimeve me përfaqësuesit e CEZ në Pragë, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm edhe shtetasi Kastriot Ismailaj, në dosjej hetimore janë publikuar gjithashtu edhe të dhënat e TIMS, sipas të cilave Meta dhe Ismailaj kanë hyrë dhe kanë dalë nga pika e kalimit kufitar në Rinas, në të njëjtën datë dhe orë, në zonën VIP,cka sipas SPAK vërtetohet se udhëtimet nuk kanë qenë rastësi, por të planifikuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!