Organizata e Kombeve të Bashkuara vazhdon të jetë një instrument shumëpalësh, përmes të cilit ruhet më së miri rendi paqësor ndërkombëtar Kështu është shprehur Presidenti i Republikës Ilir Meta në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Si një ndër 193 kryetarët e shteteve pjesëmarrëse, Presidenti i Republikës Ilir Meta tregoi qëndrimin dhe rolin e Shqipërisë në rajon dhe në çështjet më të rëndësishme ndërkombëare. Në fjalimin e tij në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Presidenti Meta mirëpriti Axhendën 2030 të Kombeve të Bashkuara duke nënvizuar se këto dokumente strategjike janë plotësisht të pajtueshme dhe koherente me projektin kombëtar strategjik të Integrimit Evropian.
“Strategjia Kombëtare e Shqipërisë për Zhvillim dhe Integrim përmban të njëjtin vizion strategjik dhe objektiva për zhvillim: atë të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit, të një ekonomie konkurruese e të qëndrueshme, promovimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Ndërsa presim një vendim pozitiv në të ardhmen për të hapur negociatat e pranimit me Bashkim Europian, ne mbetemi të përkushtuar për të ecur përpara dhe pa vonesë me reformat e brendshme në fusha kyçe”.
Kryetari i shtetit shqiptar u shpreh se vendi ynë e konsideron politikë të domosdoshme përparësinë e bashkimit Evropian për bashkëpunim të hapur rajonal.
Marrëveshja Midis Greqisë dhe Maqedonisë ka mundësinë të shndrrohet në një arritje historika tha Presidenti Meta.
Ky moment i vrullshëm pozitiv mund të ushqejë e nxisë gjithashtu një përparim të mëtejshëm në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë- deklaroi kryetari i shtetit.
“Është shumë e rëndësishme që kjo Marrëveshje të shënojë një ndarje nga historia dhe e kaluara, si dhe të përmirësojë jetën e përditshme të njerëzve në të dyja shtetet.
Le të sjellim ndërmend se e kaluara historike e Ballkanit, në mënyrë famëkeqe, lidhej me ndryshime kufijsh, pastrimin etnik dhe shpërngulje të dhunshme masive”.
Presidenti Ilir Meta theksoi se për shqipërinë Organizata e Kombeve të Bashkuara vazhdon të jetë një instrument shumëpalësh, përmes të cilit ruhet më së miri rendi paqësor ndërkombëtar. /abcnews.al