Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta në Kishën Ortodokse Arbëreshe në Romë: Emocion i veçantë predikimi në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar

schedule13:56 - 31 Tetor, 2021

schedule 13:56 - 31 Tetor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka marrë sot pjesë në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë. Në një postim në rrjetet sociale e përshkruan si emocion të veçantë predikimi në arbërisht.

“I lumtur të merrja pjesë sot në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

Kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.



Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare.

Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, të komunitetit tonë të dashur Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike!” shkruan Meta. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!