Meta me ambasadorët: Shqipëria nën monitorim për vizat

schedule12:00 - 18 Nëntor, 2017

schedule 12:00 - 18 Nëntor, 2017

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën e Ambasadorëve të Shqipërisë në botë, ku shpjegoi se nëse Shqipëria do t’i jepte nënshtetësinë qytetarëve të Kosovës, do të rrezikonte vetë liberalizimin e vizave në zonën Shengen. Shqipëria është edhe vetë nën monitorim, nënvizoi Meta, ndërsa i sugjeroi Prishtinës të zgjidhë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës nuk është zgjidhja në liberalizimin e munguar të vizave. Mendimin e tij, Ilir Meta e shprehu gjatë konferencës treditore të ambasadorëve të Shqipërisë në botë, nga ku i shpjegoi Prishtinës se me një lëvizje të tillë, Tirana rrezikonte t’i prishte punë vetes.

Presidenti i Republikës u shfaq në sintoni me qëndrimin e Kryeministrit, kur theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, duhet të arrihet përmes zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Me bindjen se me politikën e saj të jashtme Shqipëria mund të jetë e rëndësishme për rajonin e Ballkanit, Meta kërkoi që Tirana zyrtare të mbështesë integrimin e Maqedonisë në NATO, njësoj siç bëri me Malin e Zi.

Duke anashkaluar faktin se ka në dorë emërimet e atyre që i qëndronin përballë, Presidenti u bëri një kërkesë.

Heshtjen e gjatë të ambasadorëve e theu vetë./abcnews.al

https://youtu.be/CtrTjgCFMqY

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!