Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar dhe ka uruar ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë.
Pas fitores së Vllaznizë, Meta shkruan se kjo është një fitore të merituar, ku shton se kupa shkon në djepin e futbollit shqiptar.
Gjithashtu në reagimin e kreut të shtetit nuk mungon dhe një vlerësim për ekipin e Skënderbeut.
LEXO EDHE: VIDEO/ Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, rikthen trofe në Shkodër pas 13 vitesh
“Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar! Urime Vllaznisë për trofeun e rëndësishëm dhe për këtë arritje, që i lartëson edhe më shumë emrin e saj të madh!
Përgëzime edhe ekipit të Skënderbeut për shpirtin e garës dhe paraqitjen dinjitoze, duke i dhuruar shumë emocione kësaj finaleje të madhe!”, shkruan Meta.e.su./abcnews.al

