Meta kërkon ngritjen e minimumit jetik: Apel kundër krizave

schedule12:05 - 22 Nëntor, 2017

schedule 12:05 - 22 Nëntor, 2017

Ngritja  e minimumit jetik ishte kërkesa e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, gjatë një aktiviteti organizuar prej tij në akudër të 100 vjetorit të Strehës së Parë Vorfnore. Meta theksoi se për të reduktuar varfërinë, Shqipëria nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës, duke shmangur krizat politike e duke luftuar krimin e organizuar dhe drogën.

Në 100 vjetorin e themelimit të Strehës së Parë Vorfnore, Ilir Meta bëri thirrje për rritjen e minimumit jetik, si dhe më shumë përpjekje nga strukturat shtetërore për uljen e varfërisë.

Presidenti i Republikës theksoi se shteti duhet të kurojë të gjitha ato fenomene që në 27 vjet kanë prodhuar varfëri, duke renditur këtu krizat politike, krimin e organizuar dhe drogën.

Meta i bëri apel shqiptarëve që të ndihmojnë njerëzit më të nevojë, duke u frymëzuar nga sjellja e kuksianëve gjatë luftës në Kosovë./abcnews.al

 

https://youtu.be/4g8NvjKru4A

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!