“Meta fton njerëzit në protestë”, Kikia: Presidenti nuk e priti në zyrë shkarkimin, por reagoi

schedule10:51 - 2 Mars, 2020

schedule 10:51 - 2 Mars, 2020

I ftuar në studion e “ABC News” Mentor Kikia ka komentuar këtë të hënë tubimin që do të zhvillohet këtë pasdite me thirrjen e Presidentit Ilir Meta.

Drejtori i lajmeve në “Klan Plus” ka deklaruar se situata në të cilën ndodhet politika në Shqipëri është një situatë e paprecedentë që ka ndodhur në këto 30 vite. Kikia ndër të tjera në fjalën e tij me gazetaren me Juli Xhokaxhi ka theksuar se kjo është hera e parë që një president thërret një protestë dhe pse ai nuk e quan të tillë.

“Për herë të parë në 30 vjet zyra e presidentit pavarsisht përdorimit apo shpërdorimit nga të gjithë që në kohën e berishës, nuk është më zyra e një kryetari të shtetit, por një “megafon” jo në kuptimin e keq të thirrjeve. Për herë të parë kemi një president që fton njerëzit të dalin në protestë, pavarsisht se refuzon ta quajë të tillë por manifestim. Marrëdhëniet qeveri-president asnjëherë nuk kanë qenë normale, por pavarsisht përplasje mes drejtuesve të paktën nga ana proceduriale kanë funksionuar në ndryshim nga tashmë që duket që këto marrëdhënie janë zbehur”, tha Kikia.

Sipas tij Meta nuk zgjodhi të rrijë në zyrë e të presë shkarkimin, por zgjodhi që të reagojë.

Çfarë mund të arrijë Ilir Meta me këtë manifestim? Cila mund të ndodhë?

Zhvillim i çdo tubimi apo manifestimi është një lajm i mirë nuk ka rëndësi kush e organizon, por një shoqëri që fle nuk reagon është e destinuar që të zhvatet. Ajo që po bën presidenti sipas tij është vendosja e rendit kushtetues. Në një studio televizive ai është shprehur se ky tubim do të kthehe identitetit institucioneve shqiptare. Presidenti thërret një tubim paqësor, para ka një pushtet që sipas tij i ka grabitur institucionet ka një opozitë që thotë se Rama duhet të rrëzohet. Nëse do të përfundojmë te tubimet e dhunshme që e tentoi opozita por që u ndalua nga ndërkombëtare. Ajo që bën presidenti sot është matje forcash.

Çfarë të kuptojmë me këtë?

Unë mendoj se Presidenti nuk priti që ato të zyrës së përmbarimit të shkojnë në zyrë dhe ti thonë se është shkarkuar, por vendosi të reagojë. Opozita ndërkohë është ulur në tryezë për reformën zgjedhore dhe reformat e tjera, meta nuk kishte rrugë tjetër ose do rrinte në zytrë e të priste shkarkimin.

Mbetet të thuhet ka apo jo të drejtë?

Në një pjesë të akuzave ka të drejtë por ai në këtë rast po luan me kartën e nacionalizmit nuk ka flamurë partiakë. Presidenti në mënyrë sistematike i është drejtuar shqiponjës dhe flamurit./abcnews.al