Meta Fashion, a është teknologjia e ardhmja e modës?

schedule13:01 - 26 Nëntor, 2022

schedule 13:01 - 26 Nëntor, 2022

Teknologjia ka sjellë ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme. 2020 mund të mos jetë tamam siç e imagjinonte bota, me makina fluturuese dhe shtëpi inteligjente. Megjithatë, sidomos për këtë të fundit, ka nga ata që e kanë fituar. Për më tepër, pothuajse gjithçka që bëjmë çdo ditë përfshin teknologjinë.

Kur erdhi pandemia, ne iu kthyem edhe më shumë kompjuterëve dhe telefonave inteligjentë, me modelin e punës nga shtëpia, video-telefonatat dhe më shumë. Tashmë një botë e re është hapur edhe në fushën e modës dhe quhet Meta-Fashion.

ÇFARË ËSHTË METAVERSE DHE SI FUNKSIONON?

Ky diskutim nuk është asgjë e re, pasi prej më shumë se një viti kompani dhe faqe interneti të mëdha merren me këtë fenomen. Inteligjenca artificiale krijon një univers të ri, një metaverse, botën e re dixhitale ku mund të keni avatarin tuaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stylist3D (@stylist3d_official)

Nëse keni luajtur lojën Sims, atëherë keni një ide. Industria e modës ka filluar të marrë pjesë aktive në këtë, me koleksione ekskluzive. Në këtë botë interaktive 3D, ju mund të merrni pjesë dhe të blini rroba, ashtu si në atë reale, shkruan abcnews.al.

Në këtë ambient, Shtëpitë e mëdha të Modës vendosën të investojnë shumë para, duke krijuar koleksione ekskluzivisht për të. Për shembull, ne pamë avatarë të Gucci që lejojnë përdoruesit të eksplorojnë koleksionet ekskluzive të Gucci Villa dhe Ralph Lauren dhe Tommy Hilfiger.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stylist3D (@stylist3d_official)

Modës virtuale nuk i kanë munguar Balenciaga dhe Dolce & Gabbana, si dhe kompani si gjiganti Zara. Në fakt, në Balenciaga pamë një bashkëpunim me kukullën më të famshme, Barbie. Në botën e metaverses, ne mund të bëjmë pazar në qendra tregtare, të vizitojmë muzetë, të lëvizim në fshatra dixhitale dhe çfarëdo tjetër që mund të imagjinojmë. Mundësitë janë të pafundme, shkruan abcnews.al.

Marsin e kaluar u zhvillua Java e parë e Modës Metaverse. Përdoruesit nga e gjithë bota patën mundësinë ta shikojnë, por edhe të blejnë veshje dhe aksesorë për avatarët e tyre.

Duket se përveç potencialit, të ardhurat janë edhe të mëdha. Sipas Bloomberg, deri në vitin 2024 të ardhurat nga metaverse mund të arrijnë në 800 miliardë dollarë në mbarë botën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!