Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se nuk do të ketë fajtor tjetër përveç një personi të vetëm për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit.
Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit e tha shumë qartë se nga palët politike pret kodifikimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe pret që listat të jenë të hapura 100%.
“Për fat të keq, sjellja me ndryshimet kushtetuese antikushtetuese dhe tërësisht të njëanshme që u përpoq të godasë marrëveshjen e 5 qershorit tregon se janë në një kurs të kundërt me atë që pritet të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë evropianë.
Për mua ka qenë dhe është me rëndësi është zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit. Unë kam insistuar që opozita të mos vendoste si kusht qeverinë teknike para zgjedhjeve. Edhe pse janë të gjitha provat që dosja e Shijakut tregon se kjo qeveri vë dorë mbi zgjedhjet në mënyrë të hapur dhe brutale.
Por përsëri opozita bëri lëshim shumë të madh duke hequr dorë nga ky kusht. Gjërat janë të qarta, unë mendoj se ka mbetur edhe pak kohë për të reflektuar për ndryshe kuptohet se përgjegjësia do të jetë e vetëm një fajtori.
Nuk do të ketë dy fajtor nëse shkelet marrëveshja e 5 qershorit, vetëm një fajtor i cili për fatin e tij personal kërkon të vërë dorë mbi fatin e 4 milion shqiptarëve. Kush mendoni se fati i tij është më i rëndësishëm se ardhmja evropiane e Shqipërisë e ka shumë gabim”, tha Meta./abcnews.al/