Mësuesit mungesë informacioni për periudhën e komunizmit, Godole: Duhet ndërhyrje urgjente

schedule17:08 - 14 Shkurt, 2020

schedule 17:08 - 14 Shkurt, 2020

Nëse e shkuara harrohet, mundësia për ta përsëritur atë është e madhe.

Ditët e kujtesës kësaj here kanë në qendër përfshirjen e periudhës komuniste në tekstet e historisë.

Jonila Godole drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë  thotë se anketa e kryer me mësuesit e historisë pasqyroi mungesë informacioni të vetë mësuesve për periudhën e historisë së komunizmit.

 “ Fakt është që mësuesit nuk kanë shumë informacione sa i përket numrit të vitkimave dhe të përndjekurve në Shqipëri. Është diçka urgjente që duhet të ndryshojë. Thuajse 60%  e mësuesve nuk e dinin sa është numri i të përndjekurve. Edhe qytetarët kanë mungesë infromacioni. Nëse i pyet kush janë ngjarjet më të rëndësishme deri në rrëzimin e diktaturës, janë të paqartë. Ngjarjet deri në rrëzimin e diktaturës janë të paqarta. Nuk kemi ndryshimet e  viteteve ’90, pluralizmin në Shqipëri, rrëzimin e monumentit diktatorit Hoxha, krijimin e partisë së parë në kuadër të Pluralizmit. Nuk kemi shumë mësues të cilat kanë njohuri për ngjarje të rëndësishme”, tha më tej Godole.

Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit Celo Hoxha sheh si shqetësim gjuhën e teksteve të historisë.

 “Duhet ta trajtojmë historinë duke iu shmangur ligjërimit propagandistitk që ka përdorur regjimi”, tha Hoxha.

Ndërkohë që represioni dhe dhuna nuk është ekzistente ne tekstet e historisë të klasës 9 dhe 11 sipas Godoles.

 “Kur bëhet fjalë për krimet e diktaturës kjo mungon në kurikul. Mësuesit shprehen se ata do të donin të kishin dëshmitarë të asaj kohe, të kishin një lidhje më të madhe mes tyre”, tha Godole.

Qëllimi kryesor i konferencës “Ditët e Kujtesës” është ndërgjegjësimi dhe përmirësimi i teksteve shkollore të historisë, duke marrë shembuj nga Polonia, Gjermania dhe Rumania.

Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” në këtë edicion të pestë të organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) është çelur në sheshin “Skënderbej” ekspozita: “Totalitarizmi në Europë.”/abcnews.al