“Mësues për Greqinë”/ Hapet programi për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve në shtetin fqinj

schedule13:20 - 13 Maj, 2024

schedule 13:20 - 13 Maj, 2024

Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”

Kryeministri Ed Rama ka ndarë lajmin në “Facebook”. Ndërkohë në sipas njoftimit, të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi, ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë dhe do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë

Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur ëëë.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit

Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë

Po ashtu ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ndërkohë, aplikimet janë hapura deri në ?? ??????? ????.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!