Mësues, nxënës, postë dhe gjykatë! “Shpërthen” koronavirusi në Berat

schedule21:42 - 19 Tetor, 2020

schedule 21:42 - 19 Tetor, 2020

Sot në Berat u regjistruan 10 raste të reja me koronavirus në disa institucione, shkolla, OSHEE, posta dhe gjykata. Sëmundja po përhapet me shpejtësi në disa institucione. Abc News mëson se mes 10 rasteve me Covid-19 janë një mësues, 4 nxënës në 3 shkolla dhe nga një punonjës te gjykata, OSHEE dhe postë.

Rastet me Covid-19 sot në Berat
-1 mësues te “Bab Duda”
-2 nxënës te “Bab Duda”
-1 nxënës te “22 Tetori”
-1 punonjës i OSHE-së
-1 punonjës te Posta
-1 sekretare te Gjykata
-1 nxënëse në shkollën Lapardha

Tashmë pritet që t’u bëhet tamponi personave të kontaktit të të infektuarve me koronavirus. Situata është alarmante, pasi dje u prek me koronavirus edhe një mjek në repartin e Radiologjisë të spitalit të qytetit duke hyrë pothuajse në të gjitha institucionet./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!