COVID tek bluzat e bardha, infektohet mjeku në Berat, u merret tamponi gjithë personelit mjekësor

schedule21:30 - 18 Tetor, 2020

schedule 21:30 - 18 Tetor, 2020

Ministria e shëndetësië raportoi se gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitiv për Covid-19, kayër raste në qytetin e Beratit.

Abcnews.al  ka mësuar se një prej këtyre rasteve të infeksionit është një mjek në repartin e Radiologjisë të spitalit të qytetit.

Mësohet se mjeku kishte shfaqur prej 5 ditësh shenja të infektimit dhe ishte në pritje të tamponit i cili ka rezultuar pozitiv ditën e sotme.

Sakaq edhe pjesës tjetër të personelit mjekësor i është marrë tamponi ndërsa në ditët në vijim pritet dhe përgjigja e tyre.

n.d./abcnews.al