Prej kohësh përflitet për largimin e “pleshtit” nga katalanasit, ndërsa Julien Laurens, gazetari i Le Parisien, e sheh të vështirë transferimin e lojtarit të njohur te kampionët e Francës. Shkaku? Rrogat faraonike dhe gjendja e vështirë ekonomike.
“FPF (Fair Play Financiar), pandemia dhe kriza ekonomike kanë ndikuar për keq edhe te PSG. Nuk e di se çfarë llogarish kanë bërë drejtuesit, por le të themi se Neymar do të përfitojë 30 milion euro në sezon. Po kaq edhe Mbappe, ndërsa Messi 60 milion euro.
E kuptoni sa duhet të paguajë PSG vetëm për rrogat e këtyre tre lojtarëve? Financiarisht është e pamundur. PSG po tenton të transferojë Messin në Ligue 1, por nuk mendoj se është një mundësi reale që të ndodhë“, thekson Laurens. /abcnews.al