“Messi më i miri, Baresi-Maldini vlejnë më pak pse nuk u larguan nga Milani?”

schedule20:35 - 28 Mars, 2020

schedule 20:35 - 28 Mars, 2020

Jamie Carragher ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij me Liverpool. Ish-mbrojtësi i njohur anglez ka dhënë mendimin e tij në lidhje me duelin Messi-Ronaldo. Në një prononcim për Caughtoffside, Carragher zgjedh argjentinasin dhe e analizon në këtë formë opinionin e tij.

“Taktikat e Cristiano Ronaldos janë shumë të zgjuara, për mendimin tim. Ai e ka të qartë që është parë gjithmonë pas Messit. Kështu që mendon: ‘Mund të them që kam fituar kampionate në gjithë këto shtete dhe që kam qenë golashënues në gjithë këto vende.

Mendoj se ai bën të kundërtën e asaj që bën Messi me synimin për t’u dukur ndryshe. Nuk mendoj se Franco Baresi dhe Paolo Maldini vlejnë më pak si mbrojtës për faktin që nuk janë larguar kurrë nga Milani.

Nuk ka lidhje fakti që Messi nuk është larguar nga Barcelona. Pse duhet ta bënte? Do të ishte një budallallëk. Leo ndodhet një klub të madh, është më i miri i skuadrës dhe më i miri në Europë”, deklaron ish-mbrojtësi i Liverpool. /abcnews.al