Me “pleshtin”, Leo Messi gjithnjë e më larg, “gjigandëve” të PSG, këta të fundit janë në kërkim të një “fantazisti”, që mund të arrijë të krijojë aksione të panumërta shënimi, për “yllin” e tyre, Kylian Mbappe.
Sipas raportimeve të prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, si “zëvendësuesi” perfekt i “pleshtit” shihet portugezi i Manchester City, Bernardo Silva dhe sipas mediave, negociatat mes klubeve kanë nisur për ta bërë të mundur transferimin.
Në bazë të raportimeve të “L’Equipe”, “fantazisti” portugez e dëshiron largimin nga Manchester City dhe mesa duket një rikthim në Francë, kësaj radhe te kampionët “absolut”, duket se do të t’i bëjë mirë karrierës së “luzitanit”. /i.m /abcnews.al