Messi i bën dhuratë vetes, argjentinasi blen vilë me vlerë mbi 100 milionë dollarë

schedule13:44 - 12 Shtator, 2023

schedule 13:44 - 12 Shtator, 2023

Lionel Messi po shijon eksperiencën e tij të re tek Inter Miami, në të cilin është lider dhe pikë referimi për të gjithë ekipin.

I freskët nga nominimi në mesin e 30 kandidatëve për “Topin e Artë”, sulmuesi argjentinas i ka bërë vetes një dhuratë personale të një niveli të lartë, një vile ultraluksoze me vlerë mbi 100 milionë dollarë.

Është një pronë e vendosur në Florida, në Broward County, siç raportohet nga mediumi i specializuar “The Real Deal”. Një rezidencë ëndrrash, e vendosur përballë detit dhe 1600 metra katrorë e madhe me një pishinë të brendshme, palestër, spa dhe një suitë të pabesueshme prej afërsishtë 150 metra katrorë./h.ll/abcnews.al