Sondazh

 

Messi, edhe “zotat” qajnë/ “Kërcimi i fundit” për Leo, sulmuesi mbyll Botërorin me lot

schedule12:32 - 20 Korrik, 2026

schedule 12:32 - 20 Korrik, 2026

Nuk ka ende një njoftim zyrtar, që me shumë mundësi nuk do të vonojë. Por lotët e Lionel Messi pas humbjes në finalen e Kupës së Botës tregojnë gjithçka.

Në heshtje ato lajmërojnë se ky ishte “Botërori” i fundit për “Pleshtin”, që del nga skena e madhe e futbollit ndryshe nga sa e kishte ëndërruar ai vetë, të gjithë argjentinasit dhe tifozët e tij në të gjithë botën.

Lionel Messi mori përdore Argjentinën në këtë Kupë Bote dhe e çoi në finalen e turneut, por në sfidën e fundit ai nuk arriti të bëjë diferencën, i sfumuar ashtu si e gjithë skuadra e tij nga dominimi spanjoll.



Si pasojë “Pleshti” nuk arriti të fitojë për herë të dytë radhazi Kupën e Botës dhe “pavdekësinë” e tij futbollistike. Por kjo nuk e zbeh aspak karrierën e tij fantastike me kombëtaren e Argjentinës.

Që nga debutimi i tij në 21 vjet më parë, Messi ndihmoi skuadrën “albiceleste” të fitojë dy herë “Copa America” dhe mbi të gjitha Kupën e Botës në vitin 2022.

Në këtë “Botëror” të fundit, edhe pse në moshën 39 vjeçare dhe përtej pritshmërive ai shënoi 8 gola dhe asistoi 4 herë, duke marrë pjesë me gol dhe asist në çdo ndeshje me përjashtim të finales. Çdo fillim e ka një fund dhe ai i Lionel Messi në Kupat e Botës erdhi. I hidhur dhe me lotë, por erdhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!