“Messi apo CR7? Harrojeni, “Topin e Artë” e fiton një nga këta dy… portugezë”

schedule18:57 - 18 Janar, 2020

schedule 18:57 - 18 Janar, 2020

Leo Messi fitoi garën me Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo për “Topin e Artë”. Argjentinasi ia doli ta fitonte çmimin prestigjioz për herë të gjashtë në karrierë, duke parakaluar CR7 që numëron 5 të tillë.

Paolo Futre është një legjendë e futbollit portugez dhe i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e dhënë për Idolos. 53-vjeçari, i cili pati edhe një aventurë të shkurtër me Milanin e Capellos, thekson se Joao Felix i Atleticos dhe Bernarndo Silva i Manchester City, do të rivalizojnë shumë shpejt për këtë çmim.

Nuk kam dyshime që Joao Felix do të kthehet në jashtëtokësor pas disa vitesh. Ai dhe një portugez tjetër, Bernardo Silva, do të rivalizojnë për fitimin e ‘Topit të Artë’. Jam shumë i sigurt për këtë që po them“, thekson Paolo Futre. /abcnews.al

 

Bernardo Silva, CR7 dhe Joao Felix