Mësohet emri i të dashurës së re të Allegrit

schedule17:54 - 17 Gusht, 2022

schedule 17:54 - 17 Gusht, 2022

Massimiliano Allegri fshin përfundimisht historinë me Ambra Angiolini-n dhe nis një tjetër me Nina Lange Barresi-n. Çifti është parë në rrugët e Luganos i kapur për dore dhe në pamje të parë shumë të dashuruar.

Dihet shumë pak për të fejuarën e re të trajnerit të Juventusit. Mediat italiane gjithsesi kanë mundur të gërmojnë diçka në jetën e saj duke zbuluar se ajo zotëron një shoqëri konsulence menaxheriale.

Kaq është zbuluar rreth bukuroshes brune që vazhdon të mbetet misterioze për arkivin e mediave rozë. Allegri e mbylli historinë me aktoren Angiolini pak muaj më parë, vendim që nuk u prit mirë nga Ambra.