Mesi: Qeveria gati draftin që do të firmoset vetëm me studentët

schedule21:36 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 21:36 - 17 Dhjetor, 2018

Zv/kryeministrja Senida Mesi tha në studion e ABC News se qeveria ka gati një draft për zgjidhjen e problemeve të arsimit të lartë, por që do të firmoset vetem me miratimin e studentëve. Edhe numri 2 i qeverisë përsërit apelin për dialog.

Po i ka thënë kryeministri listës me 8 kërkesa të studentëve. Por e para nuk realizohet, të paktën sot për sot. Përgjigjen e dha numri dy i këshillit të ministrave në studion e ABC News me gazeren Mirela Milori.

Zëvendës kryeministrja Senida Mesi sqaron edhe arsyet se përse nuk mund të realizohet në një kohë kaq të shkurtër sa c’e kërkojnë studentët.

Disa janë kërkesa minimale, të tjera kërkojnë bashkëpunim për të arritur aty ku duhet reforma në arsimin e lartë. Në fund të ditës përfundimi për çdo përfaqësues të  mazhorancës është i njëjtë.

Tashmë qeveria ka gati një draft thotë zëvëendës kryeministrja Mesi, por që nuk do të firmoset pa miratimin e studentëve.

Këto sqarime i drejtohen atyre studentëve që e nisën këtë protestë dhe atyre pak që kanë mbetur- thotë zëvendës kryeministrja sipas të cilës orkestrimi politik që i bëhet është faktuar prej tyre.

Që studentët kanë të drejtë kjo nuk vihet në dyshim as nga numri dy i qeverisë, por për t’i dhënë ndryshimin rrënjësor duhet të ulen e të dialogojnë thotë ajo, në mënyrë që zgjidhjet të mos jenë rregullime sipërfaqësore. /abcnews.al