Pashka Katolike është festa më e madhe për të krishterët. Ringjallja e Krishtit tre ditë pas vdekjes në kryq. Ceremonitë janë sa të përshpirtshme aq edhe solemne. Festimi kryesor i Pashkës është Mesha e Shenjtë dhe liturgjia e saj. Muzika liturgjike është element tepër i rëndësishëm i meshës. Kori, solistët dhe këngët e kënduara në këtë meshë marrin rëndësi të madhe gjatë meshës.
Maestro Zef Çoba dhe Fra Luigji Aluisi janë drejtues të korit të Katedrales së Shkodrës. Ata para meshe bëjnë prova për ceremonitë kryesore që mbahen me rastin e Pashkës.
Për Fra Luigji Aluisi, i cili shoqëron korin e katedrales në instrumentin e organos shprehet se kjo është një pjesë e rëndësishme dhe organo është instrumenti që më së miri e përcjell liturgjinë e shenjtë.
“Në ambientin katolik organo është instrumenti kryesor, pa të cilin nuk duhet të mbesë asnjë kishë por nuk ka kush e mëson. Organo është shumë i rëndësishëm si instrument tjetër edhe pse të gjithë instrumentet janë futur si pjesë e liturgjisë por me rëndësi është të luhen me dinjitetin që e kërkon liturgjia e shenjtë.”
Nga ana tjetër, për maestro Zef Çoba të drejtosh korin e katedrales është një ndjesi e veçantë. Fra Luigi Aluisi është Frat Françeskun dhe misionar në Shqipëri shprehet se është shumë e rëndësishme për të që të luajë në organo në katedralen e Shkodrës.
“Për mua të luash në organo këtu në Katedralen e Shkodrës është një nder i madh është një kishë që meriton, një kishë që e meriton, një kishë që e meriton për martirizimin e saj, e meriton edhe për faktin se janë besimtarët e saj janë të krishterët që e meritojnë ta jetojnë liturgjinë me dinjitet dhe solemnitet”
Muzika dhe këndimi i japin meshës një solemnitet të veçantë dhe për dy drejtuesit e korit të katedrales janë pjesë e pandashme e meshës.
“Nuk ka liturgji katolike pa këndim, me këndimin e priftit, me këndimin e popullit, këndimin e korit dhe me këndimin e solistëve. Janë të gjithë elementë me një rëndësi të barabartë“.
Festa e Pashkëve dhe ceremonitë e saj marrin vëmendje të veçantë me të gjithë si në aspektin e përshpirtshëm ashtu edhe në aspektin ceremonial të saj./abcnews.al


