Inter ka kohë që është në merkato për një mesfushorë të denjë dhe duket se në listën e të të kërkuarve është shtuar një emë i ri. Zikaltrit po shikojnë mundësinë për të firmosur me mesfushorin e Borussia Dortmund, Julian Weigl.
Intersitët janë folur për afrimin e lojtarëve si Arturo Vidal nga Barcelona, Nemanja Matic nga Manchesteri United si dhe Christian Eriksen nga Tottenham. Tashmë duket se ata e kanë kthyer vëmëndjen tek Weigl, i cili mund të arrihet në muajt në vazhdim me më me pak para se të tjerët.
25-vjeçari është në kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2021 dhe ai është i hapur për një aventurë të re. Inter beson se mund ta ofrojë mesfushorin në Milano për 30 milionë € ose më pak. /abcnews.al

