Mesazhi i Yuri Kim: Të vazhdojmë zbatimin e Reformës në Drejtësi

schedule12:10 - 12 Janar, 2022

schedule 12:10 - 12 Janar, 2022

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë sërish mesazhin e saj për të vazhduar zbatimin e reformës në drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se investimet e SHBA po rriten në Shqipëri. Diplomatja vë në dukje se nëse ka gjykata të pastra vijnë edhe më shumë investime.

“Është mirë të shohësh që investime amerikane rriten në Shqipëri. Rregulla racionale, të qarta dhe transparente + gjykata të pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligj dhe jo me ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime. Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz”, shkruan ambasadorja. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!