Mesazhi i Shkodran Mustafit: Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm!

schedule22:36 - 15 Mars, 2020

schedule 22:36 - 15 Mars, 2020

Mbrojtësi me origjinë shqiptare i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka folur sot për faqen zyrtare të klubit londinez, duke dhënë një mesazh për të gjithë njerëzit. Vetë Mustafi, është në izolim prej disa ditësh, pasi trajneri Mikel Arteta rezultoi pozitiv me COVID-19.

“Ka gjëra më të mëdha se futbolli. Është e rëndësishme që ne po bëjmë gjithçka për ndalimin e përhapjes së këtij virusi”, tha fillimisht mbrojtësi me origjinë shqiptare.

“Deri sa gjithçka të rikthehet në normalitet, ju lutem ndiqni të gjitha rregullat që janë vendosur nga autoritetet dhe shmangni gjithçka që mund të sjellë rrezik te ju, familja juaj dhe te të afërmit. Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, ishte mesazhi i Mustafit./abcnews.al