Mesazhi i Ramës ndaj Bashës: Po ta përsëris prapë, ulemi dhe flasim

schedule14:54 - 12 Maj, 2019

schedule 14:54 - 12 Maj, 2019

Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog drejtuar kryetarit të Partise Demokratike Lulzim Basha. Në një komunikim me gazetarët Rama thotë se ka një mesazh për Bashën ndërsa shprehet; nëse kjo nuk është një luftë për pazare eja ulemi të flasim, sugjerimet tuaja do t’i kthejmë në nisma ligjore.

“Unë e di që mund të tingëllojë si një predikim në hava, por një mesazh kam për mikun tim rrugë humbur Lulzim Basha. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge. Ka kohë dhe po ta përsëris prapë nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye shumë të thjesht që me shumë të drejtë herët ose vonë, llogarinë ata që të ndjekin do ta kërkojnë ty se nuk ka lider në botë, po ti s’je lider, që ta tërheqë partinë e vet nga stacioni i një alternative qeverisë tek ky stacion të dëgjoja dje me zë të ngjirur që thoshe dje “Aman Ik” dhe patjetër që unë jam gjithmonë i gatshëm për dialog, për t’u ulur dhe diskutuar dhe fatmirësisht ata me Lulzim Bashën në krye thonë që nuk kanë më nevojë për asnjë karrige, i kanë djegur dhe thonë jam popull.

Ulemi, flasim, dhe pas asnjë diskutim marrim dhe i kthejmë në nisma të gjitha shqetësimet që ata si popull kanë shqetësim Nëse kjo nuk është një luftë e ulët për të bërë një pazar, gjë që unë e besoj sepse besoj çdo gjë që thotë Luli atëherë jemi në rregull, çdo shqetësim të ulemi dhe të flasim, të negociojmë dhe të vendosim. Përndryshe më herët se vonë, turpi do ti ndjekë pas gjithë kohës, ata të cilët kanë ende mundësi të kenë turp se jo të gjithë kanë mundësi të kenë turp. Kur të heqin vizën partnerët më të madhej të këtij vendi s’ke më turp. Atëherë kje gati ti heqësh vizën gjithë Shqipërisë vetëm të nxjerrësh kunjën e barbarit që nuk bëhet kurrë qytetar”, tha Rama./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!