Institucionet përgjegjëse për shëndetësinë kanë dhënë mesazhe të shumta ndaj qytetarëve të tyre se si të mbrohen nga koronavirusi, por duket se Mali i Zi ka bërë “më të mirën”.
Pikërisht videomeazhi nga Mali i Zi është bërë hit në rrjetet sociale.
Në video shihet një familje malazeze duke provuar të shpëtojë veten nga korona, ku babai këshillon vajzën që të ruajë distancën e saj nga djali që i pëlqen, ndërsa nëna e lavdëron atë që mban si duhet maskën dhe dezinfekton duart rregullisht.
Videoja promovuese u shfaq në YouTube dhe raportohet se është filmuar nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetit.
Videoja mori më shumë se 100,000 shikime në vetëm dy ditë, dhe shpejt filloi të përhapet në rrjetet sociale, përdoruesit e të cilëve u ndjenë të argëtuar, e përcjellë kjo në shumë komente.